Kryeministri Edi Rama ka replikuar me komentuesit në Facebook, lidhur me vrasjen e Indrit Çelajt pak ditë më parë në kryeqytet.

Rama është pyetur nga ndjekësit nëse ka gjë për të thënë lidhur me vrasjen e 26 vjecarit, i cili punonte në vilën në rikonstruksion të familjes Kusi.

“Po per 26 vjecarin e vrare me plumbe ne koke, ne mes te dites, ne orarin e punes…nuk keni asgje per te thene ose per te bere? Apo nuk eshte pergjegjesia juaj…i takon ndonje instutucioni tjeter, ndoshta policise? Apo ca them une, ju i keni marre te gjitha persiper…edhe plehrat”- shkruan komentuesi në profilin e kryeministrit Rama.

“Patjeter qe eshte pergjegjesia e Policise se Shtetit, e cila sa per dijenine tende e ka zbuluar vrasjen dhe ka arrestuar kater kafshe deri tani! Sa per çfare kam marre une persiper, ti mos u merzit, madje merr edhe ti persiper ndonje gje, per shembull mos i hidh plehrat pertoke” i përgjigjet Rama ndjekësit.