Duken si të rritur po në fakt janë vetëm fëmijë. Vëlla e motër vuajnë nga një sëmundje e rrallë që i bën ata të duken shumë herë më të vjetër, njësoj si filmi "Benjamin Button" i Brad Pitt.
Keshav Kumar, vetëm 18 muajsh dhe motra e tij 7-vjeçaer Anjali Kumari kanë lëkurë mjaft të rrudhur, vuajnë nga dhimbjet e kyçeve dhe kanë fytyrë të enjtur.

Ata paragjykohen për pamjen e tyre, dhe etiketohen në rrugë. Ata ëndërrojnë të duken si moshatarët e tyre, por doktorët thanë se nuk ka kurë për këtë.

Anjali e vogël ka thënë për MailOnline se si i thërrasin në shkollë. “E di që jam ndryshe nga bashkëmoshatarët e mi. Kam një tjetër fytyrë, trup të ndryshëm, gjithçka ndryshe. Kam fytyrë të fryrë teksa pjesa tjetër e botës duket normale. Njerëzit gjithmons më paragjykojnë dhe bëjnë komente të këqija për mua”, rrëfen ajo.