Infeksionet e traktit urinar janë infeksione që prekin pjesën e poshtme të traktit urinar, kryesisht fshikëzën dhe uretrën. Femrat janë më të rrezikuara për shfaqjen dhe zhvillimin e një ITU-je në krahasim me meshkujt.
Simptomat e infeksionit urinar:
Ethe dhe temperaturë;
Dhimbje të shpinës ose pjesës anësore;
Dhimbje abdominale;
Të vjella dhe të përziera;
Urinim i shpeshtë;
Urinë me aromë të keqe, djegie dhe me njolla gjaku.
Krahas trajtimit mjekësor, ju sjellim më poshtë edhe kujdesin që duhet të tregoni në kushtet e shtëpisë në rastet e infeksionit në veshka.
Lëngu i boronicës së kuqe
Lëngu i boronicës së kuqe është një kurë e mirë natyrale kundër infeksionit të traktit urinar dhe të fshikëzës së urinës. Në këto raste zgjidhni suplementët e lëngut të boronicës së kuqe ose lëng natyral dhe të paëmbëlsuar të këtij fruti.
Lëngu i majdanozit
Lëngu i majdanozit është shumë i pasur me ushqyes. Ai rrit frekuencën e urinimit dhe sasinë e urinës së nxjerrë nga trupi. Kësisoj, bakteret dalin më shpejt nga trupi dhe antibiotikët kryejnë një punë më efikase.
SHËNIM: Kurat natyrale kundër infeksioneve të veshkave janë një trajtim shtesë për lehtësimin e simptomave. Ato kurrsesi nuk mund të zëvendësojnë një trajtim të specializuar e të rekomanduar nga mjeku.