Ditën e sotme Partia Demokratike mbylli fushatën elektorale në qytetin e Durrësit.

Gjatë fjalës së tij përpara demokratëve durrsakë, kandidati për bashkinë e dytë më të madhe në vend falenderoi mbështetësit e tij dhe kërkoi votën “për t’i rikthyer qytetin qytetarëve”.

“Sot dua të falenderoj të gjithë ata që më kanë shtrënguar duart, të gjithë qytetarët dhe mbështetësit e PD-së.

Ne kemi qëndruar si qytetarë, si demokratë dhe kemi përcjellë modelin më të mirë të të qenurit durrsakë.

Gjatë kësaj kohe të shkurtër të fushatës na kanë akuzuar, na kanë baltosur dhe janë përpjekur të na përçajnë.

Arrogancës të nderuar qytetarë u ka ardhur fundi! Koha e përdorimit të bashkisë për interesa private I ka ardhur fundi.

Pas dy ditësh me votën tuaj do të ngjallni shpresën, do të hedhim hapat e para për një Durrës të ri.

Më 6 mars është dita që bashkia do të bëhet e juaja, prandaj shkoni dhe votoni!

Votoni si njerëz të lirë, që bashkia të jetë e juaja, që qytetin t’ua rikthejmë qytetarëve të Durrësit!” – tha ndër të tjera Hoti.