13 qershor 2015 – Shumë femra tundohen prej netëve pasionante, por terrorizohen ndaj mendimit për t’u divorcuar nga bashkëshortët e tyre. Pra, ato që tradhtojnë partnerët e bëjnë për çështje seksi dhe nuk e mendojnë aspak divorcin prej tyre.
Sipas një studimi të fundit, 67% e grave të martuara janë në kërkim të marrëdhënieve jashtëmartesore për të pasur ditë të veçanta romantike me pasion, që përfshijnë padyshim edhe seksin.
Eric Anderson, eksperti i seksologjisë nga Universiteti Winchester (UK), thotë se deklarimi i kënaqësisë nga një martesë është shumë i ndryshëm nga deklarimi i lumturisë prej seksit me partnerin.
Në bazë të të dhënave të studimit, femrat janë shprehur të bindura se kërkimi i një partneri të përkohshëm ishte përtej mendimit se ato janë të pakënaqura nga bashkëshorti i tyre. Përkundrazi, ato e dashuronin burrin e tyre si në fillim dhe se kurrë nuk do t’i kërkonin divorcin.
Anderson e ka kryer studimin e tij te 100 femra të martuara të moshës mes 35 deri 45 vjeç, të regjistruara në sajtin AshleyMadison.com, një uebsajt me sa duket popullor për personat e interesuar për raportet jashtë martese.
Studimi zbuloi një të vërtetë të madhe rreth faktit se femrat që njihen si tradhtare, nuk ndahen nga bashkëshortët aktualë.
/S.L. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/