Policia në shtetin brazilian Goias, ka gjetur 300 kg marijuanë të fshehur brenda dy arkivoleve, që po transportoheshin në një makinë funerali, shoferi i të cilës tha se ishin viktima të Covid-19.
Makina e funeralit u ndalua për një kontroll rutinë, por më pas, shoferi 22-vjeçar, ishte nervozuar. Ai nuk kishte mundur të ofronte dokumentat e nevojshme për transportin e trupave, që ai pretendonte se ishin kufoma të të vdekurve nga koronavirusi.
Policia thotë se arkivolet ishin mbuluar me qese, që sipas shoferit duhej të pengonte përhapjen e sëmundjes. Droga dhe shoferi u dërguan në një stacion policie.
Brazili aktualisht ka 978 mijë raste të kovid 19 dhe më shumë se 47 mijë viktima të sëmundjes.





