E konsideruar si sëmundja e shekullit duket se është bërë shqetësuaese për këdo. Më 12 mars të këji viti Janice Dickinson, pas një kontolli mjeksor ka zbuluar një gjëndër në gjoksin e saj të djathtë gjatë një kontrolli rutinë.
‘Vetëm 2 javë më parë, unë u diagnostikova me kancer në gji. Është e vështirë për mua ta pranoj, por kam kancer në gji’, ka thënë një ndër modelet më të suksesshme të viteve ’80, për DailyMail.
‘Ishte shokuese. Sot u ndjeva shumë e trembur…unë trembem shumë, por nuk do ta lë këtë të më cenojë. Do ta kaloj. Do të jem mirë’ 61 vjeçarja ka rrëfyer se qëkur ka marrë lajmin, po përjeton një makth. ‘Unë jam shumë optimiste zakonisht. Por kur doktori gjeti gjëndrën dhe unë ndjeva dhimbje, e pata të qartë se kisha të bëja me një tumor’.
Frika më e madhe për Dickinson janë dy fëmijët e saj, një djalë dhe një vajzë. Ikona e bukurisë shprehet se mund ta ketë të trashëguar nga e ëma sëmundjen, pasi edhe ajo ka vdekur nga e njëjta sëmundje.
Megjithatë, ajo e ka të qartë se nuk është keqardhja ajo që do t’i shërbejë në luftën e saj: ‘Mos ndjeni mëshirë për mua, nuk është një çështje mëshire. Unë jam Janice Dickinson dhe do të jem vërdallë për një kohë shumë, shumë të gjatë. Nuk më hiqni qafe kaq lehtë!’