Jannik Sinner shkruan historinë e tenisit italian: 22-vjeçari bëhet italiani i parë që shkon në finalen e Australian Open, pasi mposhti numrin një të botës Novak Djokovic me rezultatin 6-1, 6-2, 6-7, 6-3.

Për herë të parë në karrierën e tij, Sinner arrin aktin e fundit në një Grand Slam dhe e bën këtë me një paraqitje të jashtëzakonshme.

Fitorja e Jannik Sinner kundër serbit Djokovic në Australian Open do të mbetet në histori për një seri shumë të gjatë arsyesh.

Së pari, 22-vjeçari nga Sesto Pusteria është italiani i parë që arrin në finale në Melburn, por jo vetëm kaq: është akti i parë final i një Grand Slami për karrierën e tij të re, por tashmë të suksesshme.

Gjithashtu ai ndali një seri prej 33 fitoresh të Djokovic në këtë turne që nga viti 2018, dhe për më tepër ai nuk është mundur kurrë në gjysmëfinale apo finale.

“Jam shumë i lumtur për këtë sukses, atmosfera ishte e jashtëzakonshme. Jam mposhtu nga Nole në Ëimbledon në gjysmëfinale, por e gjitha është pjesë e rrugëtimit. Mezi prisja të dilja në fushë dhe të luaja kundër tij. Tani jam i lumtur që mund ta ndaj këtë fitore me familjen dhe ekipin tim”, tha Jannik Sinner.

Daniil Medvedev arriti një fitore të çmendur kundër Alexander Zverev për të mbërritur në finale të Australian Open ku do të diskutoj trofeun me Jannik Sinner.

Tenisti rus ishte duke humbur dy setet e para, 5-7, 3-6, por tregoi tregon karakter dhe zemër të madhe duke fituar tri setet e fundit 7-6, 7-6 dhe 6-3 për të kaluar në finale, e cila do të zhvillohet në 28 janar.

“Seti i parë ishte i dobët. Setin e dytë ai luajti shumë mirë. Isha pak i humbur, por në setin e tretë i thash vetes se nëse e humbas këtë ndeshje, dua vetëm të jem krenar për veten time dhe të luftoj deri në fund dhe të luftoj për çdo pikë dhe kështu ia dola”, tha Medvedev.