Jannik Sinner shkruan historinë duke u bërë italiani i parë që do të bëhet numri 1 në botën e tenisit.

22-vjeçari ishte në fushë kur pak pas orës 17:00 erdhi lajmi se Novak Djokovic u tërhoq nga French Open për shkak dëmtimi.

Ai nuk e dinte këtë lajm dhe luftoi fort kundër Grigor Dimitrov në një ndeshje të komplikuar, të cilën e fitoi 6-2, 6-4, 7-6 dhe mori biletën për në gjysmëfinale të Roland Garros.

E marta e 4 qershorit ishta dita perfekte për Jannik Sinner. Objektivi historikë u arrit për tenistin italian, dukshëm i emocionuar dhe i prekur kur iu komunikua lajmi në fund të ndeshjes:

“Çfarë mund të them? Është ëndrra e të gjithëve që të bëhet numri një, por të dish që Djokovic u detyrua të tërhiqej është keqardhje, shpresoj që ai të shërohet shpejt për mua, jam shumë i lumtur ta ndaj me të gjithë ata që më shikojnë, veçanërisht në Itali dhe mbi të gjitha për ekipin tim, për ata që më ndjekin çdo ditë”.

Një emocion aq i madh sa kënaqësia e arritjes së tij në gjysmëfinalen e parë në French Open në fund të një ndeshjeje të zhvilluar me autoritet të madh kundër një kundërshtari që, sidomos në setin e tretë, diti ta sfidonte.

“Jam i kënaqur, e njihja mirë Dimitrovin dhe e dija se strategjinë e tij. Është gjithmonë e vështirë të përballesh me të, sepse ai është i talentuar. Atmosfera ishte e pabesueshme dhe është gjithmonë një kënaqësi e madhe të luaj në këtë fushë. Performanca ime ishte shumë solide, veçanërisht në dy setet e para, pastaj në të tretin pata një moment delikat, por jam i lumtur që fitova”.