TIRANE – Lajmi i dorëheqjes dhe i mungesës nga jeta publike i Shenjtërisë së Tij, Papës Benedikt XVI, paralajmëron një prani të re të tijën me dallueshmëri në jetën kishtare", thotë në një deklaratë për mediat, mbi dorëheqjen e Papës Benedikti XVI, Kryepeshkopi Ortodoks Anastas Janullatos.
Sipas tij, habinë e madhe që solli ky lajm e pasoi shprehja e respektit mbarëbotëror për një njeri dhe udhëheqës fetar të rrallë.
Ai e falenderon Papa Benediktin për takimet e shpeshta, letrat vëllazërore, dashurinë e tij për Kishën Ortodokse dhe interesimin e tij për Kishën Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë.