21 maj 2014 – Nis në mënyrën më të keqe aventura belge për AdnanJanuzajn. Mesfushori me origjinë shqiptare është përplasur dhuhshëm në stërvitje me shokun e skuadrës Moussa Dembele duke përfunduar përtokë i gjakosur.
Episodi ndodhi në mesin e stërvitjes kur lojtari i Tottenham kreu një ndërhyrje të rëndë ndaj lojtarit të Manchester United, duke i shkaktuar një plagë të lehtë.
Mjekët belgë sigurojnë se nuk bëhet fjalë për një dëmtim serioz teksa i dhane menjëherë ndihmën e parë duke ia ndaluar gjakderdhjen.
/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/





