Në “Kaliningrad Stadium” u zhvillua ndeshja e fundit e Grupit G mes Anglisë dhe Belgjikës.

Dy ekipet e kishin siguruar kualifikimin dhe kjo përballje vendosi vendin e parë në grup.

Adnan Januzaj me një supergol në minutën e 51-të i jep fitoren minimale 1-0 Belgjikës dhe vendin e parë në grup.

Në 1/8-at e finaleve Belgjika do të ketë përballë Japoninë, ndërsa Anglia do të ndeshet me Kolumbinë.