E ardhmja e Adnan Januzajt me shumë gjasa nuk do të jetë te Mançester Junajtid.

Menaxheri i “djajve”, Zhoze Murinjo, i ka bërë të ditur mesfushorit që nuk është në planet e tij për sezonin e ardhshëm dhe në këtë pikë nuk i mbetet gjë tjetër veçse të kërkojë një klub të ri për të treguar vlerat e tij.“Stacioni” i radhës mund të jetë Milano, pasi flitet se për të interesohet “Djalli”. Trajneri Vinçenco Montela ka shprehur interesin për ta afruar në radhët e kuqezinjve.Mediat italiane raportojnë se Milani ka nisur kontaktet me Mançesterin duke i kërkuar huazimin me të drejtë blerjeje në fund të sezonit edhe pse drejtuesit e klubit nuk janë bindur ende plotësisht, duke parë eksperiencën e dështuar të Januzajt te Borusia Dortmund.

Lojtari ka një kontratë që e lidh me “djajtë” deri në vitin 2018 dhe përfiton një pagë vjetore prej 2.5 milionë eurosh në sezon.Te Milani, sulmuesi me origjinë shqiptare do të kompletonte repartin e sulmit ku janë projektuar edhe Niang, Lapadula, Luiz Adriano e Suso.Ngërçi i vetëm i tratativës është kushti i Mançesterit, i cili kërkon që në kontratë të përfshihet klauzola që e detyron Milanin ta blejë përfundimisht, por Adriano Galiani ka dyshime për formën e sulmuesit, i cili ka gjetur shumë pak hapësira gjatë sezonit të shkuar, duke humbur terren në hierarkinë e futbollit europian edhe pse pak vite më parë cilësohej si një nga lojtarët më interesantë në qarkullim.