Angli, 17 maj 2014 – Pikërisht kur keni menduar se ky sezon nuk ka si të shkojë më keq për Manchester Unitedin, ndodh kjo. Adnan Januzaj, Robin van Persie dhe David de Gea janë paraqitur në një reklamë, për copëza mishi të Koresë sw jugut.
Fatmirësisht, paraqitja e tyre prapë ka të bëjë me atë që dinë të bëjnë më së miri – futboll – dhe ata nuk janë detyruar të veshin kostume që promovojnë produktin, edhe pse shprehja e tyre e përbashkët në fund “We love Samboo”, është e zbehtë, njësoj si rezultatet e Unitedit këtë sezon.
Por, kompania në këtë mënyrë ka vendosur të hyjë në treg dhe ka angazhuar disa prej yjeve më të mëdhenj të gjigantit nga Old Trafford.
/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/





