Është e mundur të braktisni fëmijën tuaj vetëm prej orientimit seksual?

A nuk duhet të jetë e pakushtëzuar dashuria e prindit?

Por fatkeqësisht, histori si kjo tregojnë të kundërtën.

Chadwell, një cift me origjinë nga Karolina e Jugut, kanë vendosur të japin për adoptim vajzën e tyre gay.

Edhe në Amerikën e çuditshme dhe liberale, ky rast ka ngjallur polemika.

Është hera e parë në botë që prindërit braktisin fëmijët edhe nga pikëpamja ligjore, për shkak të orientimit seksual.

Ndonjëherë ndodh që raporti mes fëmijëve dhe prindërve të ftohet për shkak të orientimeve seksuale, por është e pamundur të refuzohet fëmija në këtë mënyrë strikte.

April Chadwell është vetëm 16 vjec dhe është gay.

Kushedi se si po e përjeton këtë situatë kjo vajzë e gjorë, por zonja Chadwell tha se heqja dorë nga fëmija nuk ishte e lehtë për të.

Por zgjedhja e vajzës nuk është e kuptueshme dhe e pranueshme për të.

Kështu vendosën ta japin për adoptim dhe që April të adoptohet nga një familje më liberale.