Për të gjithë ata që kanë patur ndonjë dyshim se si Japonia kish mbërritur nga grupi i “hekurt” deri në fazën e 16-tshes, ka marrë një përgjigje në 45 minutat e para të kësaj ndeshjej të 1/8-tave përballë Kroacisë.
Në mbyllje të pjesës së parë skuadra japoneze kaloi në avantazh me Daizen Maedës (43′). Edhe pas rishikimit në VAR të këtij goli gjithçka ishte e rregullt dhe pjesa e parë e ndeshjes mes Japonisë dhe Kroacisë mbyllet nën shifrat 1-0.
Me fillimin e pjesës së dytë Kroacia kërkon me ngulm golin e barazimit dhe ja del mbanë të barazojë me Perisisc në minutën e 55-të.
Deri në përfundim të 90-minutave bashkë me shtesën nuk pati më asnjë zhvillim duke e mbyllur për herë të parë një takim të kësaj faze të 1/8-ave në kohën shtesë.





