TOKIO – Japonia sot i ka aktivizuar aeroplanët e vet luftarakë, në kuadër të vazhdimit të kontestit me Kinën, lidhur me ujdhesat e vogla në Detin Lindor Kinez.Zyrtari i lartë i qeverisë japoneze, Osamu Fujimura, tha se tetë aeroplanë F-15s janë ngritur pasi një aeroplan kinez ka hyrë në hapësirën ajrore të ujdhesave, që japonezët i quajnë Senkaku.
Emri kinez i ujdhesave është Diaoyu.
Rrjedhimisht Japonia e ka bërë një protestë zyrtare ndaj Kinës, lidhur me atë që Tokioja e konsideron shkelje të hapësirës së saj ajrore.
Qeveria e Japonisë, në muajin shator i ka blerë këto ujdhesa të vogla, që besohet se kanë rezerva të naftës, nga një pronar privat.
Kjo blerje i ka ngritur tensionet me Kinën, e cila konsideron se ujdhesat janë territor kinez.
Anijet kineze kanë hyrë dhe kanë dalë nga ujërat rreth ujdhesave për më tepër se dy muaj.
Blerja e ujdhesave nga Tokioja, ka shkaktuar protesta kundër Japonisë në gjithë Kinën, gjatë muajit shtator të këtij viti.