Një tërmet i fuqishëm 6.1 ballë të shkallës Rihter, goditi ishullin Hokkaido në Japoninë veriore.

Nga tërmeti nuk raportohet për të lënduar apo dëme të rënda. 

Sipas raportimeve të mediave lokale, tërmeti është ndjerë në orën 22:27 me orën lokale, me epiqendrën e tij në një thellësi prej 60 kilometrash nga bregu.

Agjencia Meteorologjike ka lëshuar paralajmërim për pasgoditje, por nuk parashikon cunami.