Një tërmet me magnitudë 6.6 i shkallës Rihter goditi bregun verilindor të Japonisë, por nuk u dha paralajmërim për cunam, thanë autoritetet japoneze dhe amerikane.
Shërbimi Gjeologjik i Shteteve të Bashkuara (USGS) tha se tërmeti në mesnatë goditi në një thellësi prej 47 kilometrash në Paqësor, pranë Ishinomaki, prefektura Miyagi, pranë epiqendrës së tërmetit të madh të marsit të 2011 që shkaktoi një cunam, duke vrarë më shumë se 18 mijë njerëz.
Deri tani nuk ka raportime për të lënduar dhe dëme materiale. Pamjet e lëkundjes së tokës në Japoni bënë xhiron e botës.





