Ministria e Shëndetësisë së Kosovës ka pranuar sot pjesën e dytë të pajisjeve moderne mjekësore të prodhuara në Japoni, 7 monitor shtrati, 3 Termografë, 2 aparate me ultratinguj dhe 1 radiografi mobile.
Vlera totale e donacionit kap shumën 810,000 euro.
Donacioni do të mbështesë përpjekjet e Ministrisë së Shëndetësisë përballë COVID-19 duke siguruar pajisje për institucionet spitalore në mënyrë që të sigurojë shërbime shëndetësore cilësore dhe të sigurta për pacientët.
Ceremonia e dorëzimit të pajisjeve u mbajt së bashku nga Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia dhe Mitsunori Ogasaëara, i ngarkuari me punë në Ambasadën e Japonisë në Kosovë.





