Japonia ka përjetuar korrikun më të nxehtë që nga viti 1898. Lajmin e konfirmoi agjencia meteorologjike e vendit, JMA. Agjencia theksoi se këto temperatura të larta në vend po vijnë në një kohë kur ndryshimet klimatike po përvëlojnë të gjithë botën.

Ky është viti i tretë radhazi në të cilin arkipelagu ka regjistruar temperaturën mesatare mujore më të lartë për korrikun. Temperaturat në vend ishin 2.89 gradë Celsius më të larta se temperaturat normale për sezonin.

Të mërkurën, Japonia regjistroi një temperaturë historike prej 41.2 gradë Celsius në prefekturën Hyogo. Arkipelagu regjistroi gjithashtu reshje të lehta shiu në korrik në një numër të madh zonash, veçanërisht në veri dhe veçanërisht në zonat përgjatë Detit të Japonisë.

Këtë vit, sezoni i shirave përfundoi në pjesën perëndimore rreth 3 javë më herët se zakonisht. Shkencëtarët konfirmojnë se ndryshimet klimatike të shkaktuara nga njeriu po i bëjnë valët e të nxehtit më intensive, më të shpeshta dhe më të përhapura.