Japonia ka filluar testimin e trenit më të shpejtë ndonjëherë. 

Versioni ALFA-X filloi të premten testimin, ndërsa treni arrin shpejtësinë deri në 400 km në orë.

Pritet që treni të fillojë punën rreth vitit 2030 dhe do funksionojë me shpejtësi deri në 360 km/h, duke u bërë treni më i shpejtë i plumbit në botë.

Ai gjithashtu pritet të kalojë trenin Fuxing të Kinës që arrin 10 km më pak në orë, pavarësisht se është projektuar me të njëjtat aftësi shpejtësie si ALFA-X.

Modeli i ri përmban 10 vagonë. Treni do testohet në linjën midis Sendai-t dhe Aomori-t. Testimet do zhvillohen pas mesnate, të paktën 2 herë në javë.