TOKIO– Një tërmet me manjitudë 6,8 ballë i shkallës Rihter ka goditur sot rajonin e Hokaidos, në veri të Japonisë, bën të ditur Enti Gjeofizik Amerikan.

Agjencia japoneze e lajmeve, Kjodo, ka njoftuar se fuqia e tërmetit në epiqendër ishte 6,4 ballë. Nuk raportohen viktima në njerëz dhe dëme material..