Mesut Ozil këtë sezon nuk ka pasur në dispozicion minuta nga ana e trajnerit Mikel Arteta. Turko-gjermani është jashtë projektit teknikt të topçinjve, të cilët në fakt e prisnin të largohej që në verë dhe në këtë formë të shpëtonin nga paga e tij, jo modeste.Megjithatë, klubi shpreson që Ozil të gjejë një akomodim të ri në janar dhe nga Turqia flitet se menaxheri i tij i është afruar Juventusit.
Mesfusha e bardhezinjve ka nevojë për fantazi dhe ish-lojtari i Real Madrid, së bashku me Iskon janë një mundësi. Sakaq, mbetet për t’u parë pasi rroga e Ozil nuk është e ulët dhe Juventusi mund të pranojë nëse e transferon me formulën e huazimit deri në verë dhe kështu, paga e tij do të ndahej mes italianëve dhe anglezëve.





