Rreperi i njohur shqiptar, Noizy është lënë në paraburgim nga policia e Kosovës për çështjen e dhunës së ushtruar ndaj Medi Isenit në një klub nate në Pejë. Ai dhe miku i tij, DJ Crax akuzohen për ‘Lëndim të rëndë trupor’ pasi i shkaktuan dëme të mëdha fizike Medi Isenit dhe një personi tjetër.

Pas vendimit për ta lënë në paraburgim, në rrjete sociale ka filluar një trend ka marrë dhenë në Shqipëri e diasporë. “Free Noizy” është shprehja që mijëra shqiptar po përdorin duke kërkuar lirimin e rreperit.

Këtij trendi i është bashkuar edhe sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Jasir Asani. Ylli i kuqezinjve, në profilin e tij në Instagram shkruan: Qëndro i fortë vëlla. Free Noizy.