Dita e sotme për të gjithë shqiptarët është një ditë feste dhe historike. Është 28 nëntori, Dita e Flamurit dhe 111-vjetori i Pavarësisë. Në këtë ditë të shënuar për të gjithë ne, sigurisht urimet nuk kanë si të mungojnë.

Jasir Asani është njëri prej lojtarëtve që ka uruar të gjithë shqiptarët për këtë festë. “Gëzuar Pavarësinë Shqipëria jonë e dashur shekullofsh pafund”, ka shkruar “idhulli” i tifozëve kuqezi në një postim në rrjetet soçiale, ndërsa mbi supe mban flamurin kuqezi.