Tashmë, Jason Momoa është një nga ‘heronjtë’ më të njohur të Hollywood-it. Por aktori u shpreh se vetëm pak kohë më parë luftonte për të siguruar jetesën.
Në një intervistë për “Instyle”, Momoa zbuloi se roli i tij në “Game of Thrones” në 2011-ën, e la atë plotësisht në borxhe. Ai u mundua të paguante faturat në shtëpinë që ndan me bashkëshorten, aktoren Lisa Bonet dhe dy fëmijët e tyre.
“Dua të them, ne po vdisnim nga uria pas “Game of Thrones”. Nuk mund të gjeja punë. Është shumë sfiduese kur ke foshnje dhe je plotësisht në borxhe.”
Nga fundi i viteve 90′, Momoa luajti në seriale si Baywatch: Hawaii, North Shore dhe Stargate Atlantis, por duke luajtur Khal Drogo në “Game of Thrones” e vendosi atë në një pozitë mjaft të vështirë.
Fati i Momoa-s, tani 41-vjeçar, u kthye kur ai u përball me filmin ‘Aquaman’ të vitit 2018, me të cilin fitoi më shumë se 1.1 miliard dollarë në të gjithë botën.





