DURRËS, 12 korrik 2013 – Qyteti bregdetar shqiptar i Durrësit edhe gjatë javës së ardhshme do të përjetojë një verë me temperatura normale dhe mot të paqëndrueshëm, thonë sajtet meteorologjike ndërkombëtare, që vëzhgojnë me satelit.
Duke filluar nga e marta do të kemi një zbritje prej një grade të temperaturave minimale dhe rritje po prej një grade të atyre maksimale.
Përgjithësisht, nuk do të ketë ndonjë erë të fortë nga e shtuna deri të mërkurën e të enjten, kur ajo do të arrijë një shpejtësi deri 15 km me drejtim nga veriperëndimi.
Nuk përjashtohet që të mërkurën dhe të enjten të ketë re kërcënuese për ndonjë shi të lehtë lokal, në rrethinat e qytetit.
Uji në det është me temperaturë të përshtatshme për plazh, aq të parapëlqyer si nga pushuesit shqiptarë, ashtu dhe nga turistët nga vendet veriore evropiane.
/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





