Java e 22-të e Superiores servir disa ndeshje të vështira, ku pa dyshim sfida mes Teutës dhe Vllaznisë konsiderohet si provë zjarri dhe një busull orientuese për javët në vijim.

Më shumë rëndësi ky takim, që do të luhet nesër në orën 16:00 në “Niko Dovana”, ka për Vllazninë, e cila në javët e fundit ka pësuar luhatje të mëdha, por sërish mbetet e diferencuar nga ndjekësit.

Humbja e fundit në shtëpi me Tiranën i ka trazuar ndjeshëm ujërat në kampin shkodran, kështu që në Durrës e pret vërtet një provë zjarri. Rivalët e kuqebluve, ku bën pjesë edhe Teuta, nuk arritën që ta shfrytëzonin sa duhet asistin që u dha Tirana, në mënyrë që të ishin më afër me Vllazninë.

Ndjekësit bënë një “hap breshke” për të kapur Vllazninë, e cila nëse nuk ndryshon trajektoren që nga transferta e Durrësit, pikëpyetjet për të ardhmen do të shtohen më shumë. Gjithsesi, dueli i nesërm konsiderohet si provë zjarri edhe për Teutën, e cila ka një shans të volitshëm që të konfirmohet vërtet si pretendente për titull.

Fitorja do të lakmohet nga të dyja ekipet, ku pa dyshim në rast se u buzëqesh shkodranëve, i bie që të rregullohen disa situata.Me një trepikësh do të kthehej qetësia dhe besimi te skuadra e Brdariçit dhe mund të quhej si një pikë kthese për të parë sërish Vllazninë e dy fazave të para.

Në rast humbjeje, situata te shkodranët do të rëndohej edhe më shumë, si dhe mund të mos jenë më kryesues të vetëm duke shpërdoruar diferencën nëntëpikëshe që kishin në dy fazat e para. Humbja mund të lërë pasoja te të dyja kampet, ndaj frika për të mos u mundur pritet të jetë prezente si te Teuta, por edhe te Vllaznia.

Kjo është kryendeshja e javës së 22-të, por edhe KukësiLaçi ka vlera për mbarëvajtjen e luftës për kreun e renditjes. Kurbinasit do të kërkojnë të ruajnë ritmin. Nga ndjekësit e Vllaznisë, kalendari më i favorshëm në letër është për Partizanin, që luan me Apolonisë, e cila e ka surprizuar në fazën e dytë që i mori një barazim në minutat shtesë.