Java e ardhshme e Kategorisë Superiore që përkon edhe me nisjen e fazës së tretë, është vendosur të luhet në dy ditë. Gjithçka do të nisë të premten në orën 18:00, me ndeshjen e Durrësit mes Teutës vendase dhe Skënderbeut.

Djemtë e Detit kanë detyrën për të fituar, ndërsa nga na tjetër, trajneri Migen Memelli do të provojë triumfin e parë me bardhekuqtë. Ndërkaq, të shtunën vëmendja do të jetë te ndeshja mes Tiranës dhe Kukësit.

Dy skuadrat janë në të njëjtën kuotë pikësh në kampionat, ndërsa kërkojnë të ngjiten më shumë në klasifikim duke qenë se objektivat në fillim të sezonit kanë qenë maksimale. Ndërkohë, Partizani luan në transfertë ndaj një ekipi që së fundmi po bën shumë mirë, Kastriotit.

Ndaj të kuqtë kanë një tjetër provë të madhe. Sakaq, kryesuesit e Vllaznisë që kanë tre ndeshje pa fituar, kanë në letër një takim për ta fituar duke qenë se përballen me Apoloninë, ndërsa nga ana tjetër, Laçi luan në transfertë me Bylisin.

Të premten:

18:00 Teuta-Skënderbeu

Të shtunën:

14:00 Tirana-Kukësi

14:00 Kastrioti-Partizani

14:00 Bylis-Laçi

17:00 Vllaznia-Apolonia