Manjola Nallbani ka përfaqësuar Shqipërinë në ‘Javën e Kulturës Ballkanike’ që u mbajt në Selanik.

Këngëtarja ka performuar ‘live’ këngët më të bukura shqiptare. Këngëtarja ka postuar një video në rrjetet sociale, ku  duket se e ka ngritur në këmbë publikun. Të gjithë njëzëri kanë kënduar këngën e bukur shqiptare ‘Po ku ka si ti o Shqipëria ime’ dhe kjo duket që e ka emocionuar pa masë këngëtaren.

“Emocion shumë i bukur, i të kënduarit bashkë me publikun, në " Natën Shqiptare" – në Javën e Kulturës Ballkanike – Selanik – Greqi. Mbas 90 min të koncertit tim live, amfiteatri këndon – Po ku ka si ti, o Shqipëria ime”, shkruan Manjola përkrah videos.