Kategoria Superiore do të rikthehet këtë mesjavë, ku java e shtatë e saj do të jetë e ndarë në dy ditë. Të mërkurën do të luhen katër sfida, ndërkohë që e enjtja i është rezervuar supersfidës mes Skënderbeut dhe Kukësit që do të luhet me drita.

Por, kjo javë do të rezervojë dhe orare të rinj, duke qenë se pritet të ketë ndryshim të orës dhe Sektori i Garave në FSHF ka menduar që tre ndeshje të zbresin në orën 13:45.

Ndërkohë që takimi mes Partizanit dhe Teutës të luhet në 16:45 dhe ai mes Skënderbeut dhe Kukësit në 17:45 ditën e enjte. Do të luhet këtë mesjavë, por edhe në fundjavë, sepse pas javës së tetë të kampionatit do të ketë grumbullim të kombëtares dhe kampionatet e Superiores dhe të Kategorisë së Parë do të pushojnë. Rikthimi do të jetë më 20 tetor. 

Kategoria Superiore | Java e 7-të

E mërkurë, ora 13:45

Luftëtari – Kamza

Laçi – Flamurtari

Kastrioti – Tirana

E mërkurë, ora 16:45

Partizani – Teuta

E enjte, ora 17:45

Skënderbeu – Kukësi