Tiranë, 5 maj 2014 – “Shqipëria është vendi ku sipërmarrësit italianë mund të emigrojnë, këtu mund të gjejnë Amerikën”, Kështu deklaroi gjatë Sesionit të Javës italiane në vendin tonë kryeministri Edi Rama. 

Duke ftuar sa më shumë investitorë italianë në Shqipëri, kryeministri apeloi të kapërcehet muri i paragjykimeve, pasi Shqipëria ofron për investitorët e vendit fqinjë mundësi mjaft të mira investimi.

“Kjo javë të tregojë edhe vullnetin e përbashkët për të hapur një faqe të re në rrugën e bashkëpunimit me Italinë. Pasi ne jemipër nga shifrat e shkëmbimeve tregtare ne jemi të fundit në rajon, edhe pse jemi të përët për dashurinë për Italinë. Ne jemi më të afërt gjeografikisht dhe më të largët në shkëmbimet ekonomiko-tregtare. Prania e rreth 170 sipërmarrëjeve e bën këtë javëe të rëndësishme për të rritur këtë volum shkëmbimesh, të jemi realisht vendi ku një fluks i ri investimesh italiane do të derdhen në interesin recipriok. Këtu ka më shumë fitim, paguhen më pak taksa, ka më pak burokraci se në Itali. Ka më shuëm nevojë për punë dhe shumë më pak kosto të punës. Besojmë shumë se nëse do arrijmë të kapërcejmë murin e paragjykimeve, të vendosim në radhë të gjitha shkallët që i duhen një sipërmarrje për të kaluar më shpjet nga ideja tek realizimi, ne do kemi një rritje të volumit”,– tha Rama. 

Kryeministri i kërkoi Italisë të heqë një taksë diskriminuese për Shqipërinë, të mbetur që nga koha e regjimit të shkuar. 

“Ka një taksë diskriminuese për Shqipërinë që nga regjimi i kaluar që pasohet tek shpatullat e cdo qeverie demokratike. Kjo është një pengesë shumë e madhe për çdo sipërmarrës qoftë shqiptar a italian, të cilët paguajnë më shumë. Këtë taksë e kanë vetëm Irani Siria dhe Gambia. Një gjë e mbetur nga burokracia dhe shpresojmë ta zgjidhim”,-tha Rama. 

Ndërkohë Presidenti i Senatit Italian, Pietro Grasso kërkoi nga qeveria shqiptare dhe organet e drejtësisë një angazhim më të thellë e më të vendosur për garantimin e konkurrencës së ndershme për biznesin. 

“Sot dua t’i kërkoj qeverisë të përfaqësuar nga kryeministri Rama, por edhe organeve të drejtësisë , të cilat kanë detyrën të kontrollojnë ligjshmërinë e ndërhyrjeve të tyre, një angazhim më të thellë e më të vendosur për garantimin e konkurrencës së ndershme, pa të cilën sipërmarrja ekonomike, investimet nuk munden në asnjë mënyrë të kenë sukses”, theksoi Grasso. 

Në Tiranë, çeli të hënën punimet edicioni i parë i “Java Italiane”. Në edicionin ‘Java Italiane’ marrin pjesë rreth 170 kompani italiane, ndër të cilat 140 vijnë për herë të parë në Shqipëri. Ky eveniment do të vijojë të zhvillohet çdo vit, ndërsa në 2015-ën, informoi ambasadori italian Massimo Gaiani, do të ketë alternim të sektorëve të ndryshëm. 

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/