Java nis me diell, por të mërkurën ndodh e papritura. Si pritet të jetë moti në ditët në vijim
Sipas Shërbimit Meterologjik Ushtarak për pjesën më të madhe të ditëve moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin er vranësira të pakta kalimtare.
“Ndërsa dita e Mërkurë do të ndikohet nga kalimi (i shpejtë) i një fronti të ftohtë atmosferik. Moti parashikohet i vranët shoqëruar me reshje shiu me intensitet deri mesatar në formën e shtrëngatave por edhe stuhive afatshkurtra. Në relievet malore në lindje parashikohen reshje dëbore me intensitet deri mesatar.
Era do të jetë përgjithësisht nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatre deri në 8m/sek. Ditën e Mërkurë era do të jetë nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatre deri në 8m/sek por hera-herës në bregdet dhe në momentin e zhvillimit të vranësirave fiton shpjetësi deri në 18m/sek”, thuhet ne njoftim.
Nderkohe valëzimi në det do të jetë i forcës 1-2 ballë, ndërsa ditën e Mërkurë pritet që valëzimi në detet Adriatik dhe Jonë të jetë i forcës 3-4 ballë.