Java nis me mot të kthjellët në të gjithë vendin, por gjatë pasdites do të ketë kalime vranësirash të pakta kalimtare.
Situata e qëndrueshme atmosferike do të jetë prezente deri në pasdite, e më pas vranësirat do të ketë si fillim në zonat malore veriore dhe gradualisht do të përfshijnë pjesën më të madhe të territorit.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë sërish rënie gjatë orëve të mëngjesit, duke u luhatur vlerat ditore nga 0°C deri në 18°C. Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 35 km/h, duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 2 ballë.