Vendi ynë do të jetë në kushte të qëndrueshme atmosferike, ku kthjellimet do të jenë mbizotëruese në pjesën më të madhe të territorit. Por në zonat malore, vranësirat do të jenë më të dukshme, ku në zonat juglindore vranësirat do të gjenerojnë reshje të pakta shiu.

Temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes, por mbeten konstante në mesditë duke regjistruar vlerën minimale në qytetin e Pukës me 3°C. Ndërsa vlera maksimale do të shënohet në qytetin e Sarandës me 25°C.

Era do të fryjë e lehtë në tokë dhe mesatare në det me shpejtësi 45 km/h nga drejtimi veriperëndimor duke krijuar dallgëzim 4 ballë