Kjo javë nis me mot të kthjellët por në alternim me vranësira, të cilat pritet të jenë të shpeshta në të gjithë territorin.
Në pjesën më të madhe të vendit pritet reshje shiu, por më e theksuar në zonat veriore. Nuk do të mungojnë as reshjet e dëborës në zonat malore, në lartësi mbi 900 metra.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë sërish rënie të tyre duke u luhatur nga 2°C vlera minimale e shënuar në qytetin e Peshkopisë deri në 19°C vlera maksimale e cila pritet në qytetin e Vlorës.
Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare, përgjatë gjithë ditës duke arritur shpejtësinë maksimale mbi 40 km/h nga drejtimi Veriperëndimor; për pasojë në brigjet detare do të krijohet dallgëzim 3 ballë.