Moti këtë të hënë do të karakterizohet nga kthjellime dhe alternime të herëpashershme të vranësirave në pjesën më të madhe të territorit.
Në jug të vendit do të ketë reshje shiu, ndërsa gjatë ditës reshje parashikohen në zonat malore në juglindje.
Temperaturat e ajrit do të vijojnë të ulen në mëngjes, por do të rriten në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -1°C deri në 16°C. Era do fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi mbi 35 km/h nga drejtimi Verilindor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 1 – 2 ballë.
Kosova
Territori i Kosovës do të paraqiten në pjesën e parë të ditës në dominimin e motit të kthjellët dhe kalimeve të lehta të vranësirave. Ndërsa në pjesën e dytë të ditës vranësirat herë pas here do të bëhen më të dukshme, por nuk do të mund të sjellin reshje.
Rajoni dhe Europa
Europa Jugore në pjesën më të madhe do të jetë me kthjellime dhe kalime vranësirash. Gjithashtu në ndikimin e motit të qëndrueshëm do të paraqiten dhe Lindja e kontinentit.
Ndërsa pjesa tjetër e Europës do të jetë me vranësira të cilat do të sjellin reshje shiu në brigjet e Detit të Zi dhe Europën Qendrore. Por në mbizotërimin e reshjeve të dëborës do të jenë vendet Nordike.