Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme midis qyteteve Mersburg dhe Uhldingen-Muhlhofen në Gjermani.
Mediat vendase bëjnë me dije që një makinë tip “Audi” është përplasur me një kamion, ku si pasojë kanë humbur jetën tre pjesëtarë të një familje dhe dy të tjerë janë dërguar në spital në gjendje të rëndë shëndetësore.
Mësohet se nga përplasja kokë më kohë e mjeteve, kanë mbetur të vdekur një 35-vjeçar, një 12-vjeçar, e më pas në spital ka ndërruar jetë edhe një 18-vjeçar. Viktimat kanë qenë ulur në sediljet e pasme të makinës, teksa të plagosur kanë mbetur shoferja dhe një 11-vjeçare.
Familja mësohet se po ktheheshin nga Kosova për në Zvicër, pasi kishin mbaruar pushimet në vendlindje.
Lajmi është bërë i ditur edhe nga Ambasada e Kosovës në Berlin, e cila ka bërë me dije që vetëm këtë javë kanë humbur jetën tragjikisht 5 shtetas kosovarë. Pak ditë më parë, dy vëllezër u përplasën fatalisht nga treni teksa po shkonin për në shkollë.





