“Transformim epokal i Bashkisë së Shijakut”, e cilësoi kryeministri Edi Rama ndryshimin teksa inspektoi punimet në kantierin për rindërtimin e çdo pasoje të tërmetit të 26 nëntorit.
Këtu Rama tha se gjen rastin t’i japë përgjigje atyre që kërkojnë se ku shkuan paratë, ndihmat që dha bota pas tërmetit tragjik.
“Mundësi e mirë për të sqaruar disa që komentojnë ku janë paratë e botës, ku i çuat, bota dha paratë, e për ti thënë që bota i administron vetë, nuk janë para thesi që vjen në Shqipëri dhe u jepet autoriteteve shqiptare. Janë fonde që adminstrohen nga vetë BE përmes strukturave të veta, me procedurat e veta. Faktikisht, ne për të reaguar me sa më shpejt, kemi bërë procedura speciale e i kemi shkurtuar në mënyrë drastike kohën e procedurat e për këtë arsye jemi sot në gjithë këto kantiere qoftë me shtëpitë e qoftë me shkollat. Ndërkohë procedurat e BE e shumë vendeve të tjera, në këto situata janë shumë më të zgjatura e për këtë arsye shkollat që do financohen nga BE janë ende në përfundimin e procedurave, por ne po shkojmë në kat të dytë e të tretë e në 26 nëntor do hapim një pjesë të konsiderueshme të tyre.”- tha Rama.
Ndërsa kryebashkiaku i Shijakut Elton Arbana dhe ministri i Rindërtimit Arben Ahmetaj thanë se pas shembjes së 18 pallateve dhe largimit të inerteve në lagjen “Lugina”, në javën e parë të tetorit do të nisin themelet e këtyre pallateve, nga të cilat përfitojnë rreth 400 familje, që aktalisht trajtohen me bonus qiraje.
“Investimi në kete hapesire rreth 80 mije metra katrore arri vleren 2 milionë dollarë”,- tha Ahmetaj. Ndërkohe kryebashkiaku Arbana theksoi se 30% e kesaj siperfaqeje do te jete per hapesira te gjelberta.
Në Shijak po punohet për akomodimin e 874 familjeve në shtëpi të reja, me të gjithë infrastrukturën e nevojshme për furnizimin me energji dhe ujë të pijshëm, kanalizime, ndriçim e sinjalistikë rrugore, rrjetin e telefonisë e internetit, krahas 6 shkollave të reja.





