Javët e Evropës është ndalur sot në Durrës, ku të pranishëm në qztetin bregdetar kanë qenë ambasadori i delegacionit të BE Luigi Soreca, ambasadori kroat Ylatko Kramaric dhe të tjera përfaqësues të huaj.
Ndalesa e parë e delegacionit të BE ishte bashkia Durrës ku zhvilluan një takim me kryetaren e bashkisë Emiriana Sako, ndërsa më pas ndoqën në shesh aktivitetet kulturore dhe tendat e panairit të organizuara me këtë rast.
Në një moment, ndërsa grupi i valleve të QKF-së po kërcente në shesh vallet tradicionale shqiptare, Soreca dhe Kramaric nuk nguruan të kërcenin bashkë me të rinjtë.
Më pas, në fjalën e rastit, Soreca theksoi se Bashkimi Evropian ka dhënë një ndihmë të konsiderueshme për Durrësin e dëmtuar rëndë nga tërmeti.
Ambasadori Soreca nuk nguroi të theksonte gjatë fjalës së tij edhe lidhjen e veçantë që ka me qytetin bregdetar për faktin se është italian. Durrësi prej më shumë se një shekulli ka zhvilluar marrëdhënie shumë të ngushta tregtare dhe ekonomike me Italinë fqinje.
“Kur vi në Durrës jam si në shtëpinë time”, tha Soreca.
M.B.





