Kryeministri Edi Rama po zhvillon një komunikim me mediat në kuadër të javës kulturore ndërkombëtare.
Kryeministri Rama në fjalën e tij tha se kjo javë fillon me Francën, teksa u shpreh se synimi është që ky organizim të jetë i përvitshëm, për të shpalosur kulturën dhe traditat e ndryshme të çdo qytetërimi.
“Nisma e re e qeverisë “Shqipëria mirëpret botën”, në bashkëpunim me vende të tjera mike kemi organizuar përmes një serie javësh kulturore ndërkombëtare. Ne synojmë të jemi traditë e përvitshme për të shpalosur tradita, kultura të ndryshme , forma dhe shprehje nga më të larmishmet. Disa prej vendeve të përfshira janë të angazhuara prej kohësh. Ky angazhim i përbashkët i bën më të aksesueshme për publikun e gjerë duke përfshirë jo vetëm aktivitete artistike, por edhe aktivitete që janë më popullore, në rrugë ose edhe drejtpërdrejt me kulturën e gatimit të vendeve të tjera”., tha ai.





