Një ditë para se Beyonce të publikojë linjën e saj të re të veshjeve “Adisas x lvy Park”, bashkëshorti i saj Jay Z postoi në Instagram një foto të veshur me rroba të kësaj marke.

Ai kishte veshur një këmishë dhe një palë pantallona në ngyrë portakalli, nga koleksioni i ngjyrave të neonit me nënshkrimin e firmes së njohur “Adidas”.

Kjo nuk është hera e parë që një anëtar i familjes’ modelon’ veshjet e linjës së Beyonce-s, pasi edhe vajza e tyre  Blue Ivy Carer ka bërë të njëjtën gjë në një fushatë reklamuese në muajin shkurt.

Ndjekesit e komplimentuan për look-un në postimin e publikuar si dhe përgëzuan çiftin për lançimin e linjës së tyre më të re.