Teuta ka mposhtur Partizanin me rezultatin 1-0 në ndeshjen e vlefshme për javën e 28-të të Superiores. Ku në minutën e 66-të, Ergys Peposhi realizoi një supergol duke zhbllokuar sfidën. Ajo predhë e tij rezulton vendimtare për Teutën, e cila mposhti të kuqtë. Mbrojtësi i Teutës, Artan Jazxhi flet për gjendjen e skuadrës së tij. Jazxhi, është i bindur se Teuta do të japë maksimumin në takimin e radhës dhe këtë e thotë pa pikë mëdyshje.
Artan, sa i kënaqur jeni nga ndeshja ndaj Partizanit?
Sigurisht që jam shume i lumtur. Partizani është një skuadër e mirë, e menaxhuan mirë edhe ata na e bën pak të vështirë. Ishim në lartësinë e duhur agresiv në çdo cep të fushës dhe kjo gjë bëri diferencën dhe goli nuk ishte rastësi, por e kërkuam dhe e gjetëm. Jam i lumtur që ia dolëm të fitojmë ndeshjen falë karakterit dhe dëshirës së kësaj skuadre për të mos u dorëzuar.
Pauza e kampionatit erdhi si me porosi, pasi ju krijoi mundësi që ta përgatisni me qetësi sfidën me Tiranën?
Do jenë 11 ditë intensive që do na sherbejnë për t’u rikthyer sërish aty ku e lamë, por dhe të jemi të gjithë në gjendje optimale, por dhe na jep mundësi të stërvtiemi mirë dhe të jemi agresivë për atë që ne kërkojmë. Këto na japin siguri që ekipi do funksioni.
Çfarë prisni të përmirësoni nga ndeshja me Partizanin?
Ekipi i ka mundësitë që nga ndeshja në ndeshje të rrisë performancën. Kemi lojtarë cilësorë dhe që duan me patjetër të bëjnë sukses, sidomos për t’i dhënë kënaqësi atij qyteti që e do ekipin dhe kërkon të jenë gjithmonë lartë në renditje.
Pas 11 ditësh do të kesh përballë Tiranën. Si e prisni?
Është një ndeshje shumë e rëndësishme kjo. Emocionet sigurisht janë të pranishme, megjithatë ne do të japim maksimumin. Do të luajmë si me të tjerët. Kam besim se do të dalim me një rezultat të mirë.
Sa i fortë është ekipi juaj dhe sa e dobët është Tirana?
Ne të gjithë jemi optimistë për sfidën e radhës. Ndërsa për Tiranën mund të them që janë një ekip i mirë, nuk kanë dallime me të tjerët pavarësisht gjendjes që po kalojnë.
A jeni të përgatitur për t’u përballur më bardheblutë, pasi tashmë synimi i tyre janë vetëm 3 pikët?
Të gjithë lojtarët janë përgatitur dhe impenjuar maksimalisht për këtë takim. Megjithatë çelësi ynë i suksesit nuk është te përgatitjet. Por, ne po punojmë gradualisht, hap pas hapi në çdo sfidë për të dhënë më të mirën.
Pas 28 javësh, cili është kundërshtari që do ta quanit më të fortë?
Mendoj se të gjitha ekipet do të luftojnë me njëra-tjetrën. Është kampionat i balanacuar dhe duhet të gjendet ende forma më e mirë.