Teuta mori vetëm një pikë në shtëpi përballë Tiranës pretendente. Mbrojtësi Artan Jazxhi shprehu keqardhjen pasi mendon se mund të kishin fituar ndeshjen.

“Këtë vit jemi ekip i ri, ndaj Tiranës e dinim që do të ishte e vështirë. Na duhet pak kohë që të konsolidohemi si ekip pasi kemi lojtarë të rinj dhe me kalimin e kohës do të shihni një Teutë të re. Është pak e vështirë sepse kemi ndryshim skeme me Longon, kemi punuar nja 2 muaj. Ndaj Tiranës bëmë mirë dhe na vjen keq pasi mund ta fitonim ndeshjen”, u shpreh ai.