Artan Jazxhi është rikthyer te Teuta. Klubi durrsak ka publikuar një foto nga Ohri ku bie në sy edhe mbrojtësi, që ishte huazuar te Vllaznia. Jazxhi pësoi një dëmtim, që e la jashtë për ndeshjen e turit të parë Europë.

Vllaznia e kishte huazuar Jazxhin nga Teuta vetëm për Europën. Pas Kevin Dodajt,  Vllaznisë i largohet edhe Jazxhi që ishte në fazën përgatitore.

Njoftimi i Vllaznisë për huazimin e Jazxhit më parë:

“KF Vllaznia bën të ditur se ka arritur një marrëveshje me KF Teuta për huazimin e futbollistit Artan Jazxhi.”