Një debat i ashpër ka ndodhur mes balerinit Graciano Taganit dhe aktorit Romeo Veshaj, të cilët i kanë folur më në gjuhë jo të butë njëri-tjetrit.

Romeo i është drejtuar Gracianos duke i thënë që nuk është burrë por çunak, dhe në fjalët që thotë sipas tij, nuk e acaron.

“Ti duhet të bëhesh burrë njëherë pastaj të më nxehësh mua, se nuk je burrë je çunak. Do të më nxehesh por nuk më nxeh dot”, tha Romeo.

Ndërkohë Graciano i është përgjigjur duke i nënkuptuar se po shtiret dhe po përpiqet të mbajë veten në kontroll duke qeshur.

“Do të të mësoj edhe edukatën dhe sinqeritetin”, i ka thënë më tej Graciano.