Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Rita Ora i ka bërë një dedikim emocionues babait të saj, Besnik Ora për ditëlindje.

Rita publikoi në Instagram një foto të fëmijërisë së bashku me babain duke mbajtur në dorë një tabaka me tre filxhan kafe.

“Gëzuar ditëlindjen babi. Je shoku im më i mirë, heroi dhe partneri im në krim. Dhe ti akoma vazhdon të më kërkosh të bëj kafe,”-shkruan Rita.