Zyra e kryeministrit Edi Rama duket se i ka lënë një mbresë të veçantë homologut të tij francez, Mark Rutte, i cili është ndalur për vizitë edhe në ambientin e punës së Ramës.
Rama i ka treguar homologut të tij çdo detaj në zyrë, nga pikturat që ai pikturon e më pas i kthen në letër murale, kravatat e bëra nga vetë Rama, një bust të Lincoln që lexon ‘Twitter’-in e Donald Trump, portreti i Ismail Qemalit e një letër nga Papa Francesku.
Të gjitha këto tërhoqën vëmendjen e Mark Rutte, por në veçanti letra murale me pikturat e kryeministrit.
Pjesë nga biseda:
Rama: Dhe këtu Lincolni që lexon twitter-in e Trump-it
Rutte: Kjo është e mahnitshme. Më pëlqen shumë.
Rama: Këto janë gjithashtu kravata që kam bërë.
Rutte: Keni gjithmonë një kravatë artistike.
(…)
Rutte: Ky është i famshmi…
Rama: Ky është babai ynë themelues (Ismail Qemali). Ai shpalli pavarësinë nga Perandori Osmani dhe ngriti flamurin në 1912.
Rutte: Kjo ishte hera e parë që flamuri u dizajnua kështu?
Rama: Po.
(…)
Rutte: Gjithashtu më pëlqen shumë letra juaj e murit. Ju e dizenjuat këtë apo jo?
Rama: Vizatimet që bëj aty, i marr dhe përmes kompjuterit bëhen letër murale. Kjo është e para që kam bërë, dhe kam katër të tilla.
Rutte: Pra kur erdhi ti në këtë zyrë, Berisha kishte qenë para jush.
Rama: Po
Rutte: Dhe ishe pak a shumë kështu?
Rama: Jo ishte ndryshe. I solla unë mobiliet.





