Kryeministri Edi Rama ka replikuar me komentuesit pas një statusi të tij në “Facebook” duke e cilësuar paraardhësin e tij Sali Berishën ‘kufomë ambulante’.

Komentuesi e ka pyetur Ramën nëse është në garë me Saliu kush del më shumë në media.

Po bën garë me Saliun kush del më shumë në portale, vetëm politikën e jashtme pëlqej se ajo më intereson, përshëndetje.”, thotë komentuesi.

Ndërsa kryeministri i është kthyer se është në garë me kohën.

“Jo nuk kam garë me kufoma ambulante unë, po vetëm me kohën që ikën shpejt, ndërkohë që kam kaq shumë punë për të bërë akoma.“, shkruan Rama.